Zyrtarët policorë mohojnë se morën 10 euro ryshfet nga një shofer

Të akuzuar se në mëngjesin e 30 prillit 2016, në autostradë, në Komoran, i kërkuan dhe i morën një vozitësi 10 euro ryshfet, zyrtarët policorë, Haxhi Vojvoda dhe Flurim Hoxha, dhanë mbrojtjen e tyre në Gjykatë.

Zyrtari policor Haxhi Vojvoda duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij Ramiz Krasniqit mohoi se i ka kërkuar dhe marrë 10 euro shoferit të automjetit.

Ai tha se veturën “Ford” e kishte ndalur për t’i dhënë vërejtje shoferit që të mos voziste shpejt për shkak të kushteve klimatike.