Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar sulmet kundër ish-zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti të shkarkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Së fundi fotografinë e njëjtë me ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti e ka shpërndarë edhe zëvendësministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu.
Kryeziu ka shkruar se para 4 jave, LDK-ja kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kurse sot ka kërkuar zbutjen e masave.
Së pari dy këshilltarët e Kryeministrit të shkarkuar Kurti, Elvis Hoxha dhe Shkëlzen Gashi,sot gjatë ditës kanë shpërndarë një foto ku thuhet se në Kosovë kanë vdekur 15 persona me COVID-19. Këtë informacion të pavërtetë e kanë publikuar kur kanë shpërndarë një qëndrim të Avdullah Hotiti i cili dikur kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe tash po kërkon zbutjen e masave për bizneset.
Fotografinë e njëjtë me numrin e personave të vdekur nga Covid-19, më pastaj e ka fshirë nga Facebook-u, Elvis Hoxha, kurse këshilltari tjetër i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, e ka përmirësuar numrin e vdekjeve me një fotografi tjetër.







