ZYRTARE: Zidane kthehet te Reali

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se Zinedine Zidane do të rikthehet në postin e trajnerit te klubi mbretëror.

Klubi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve sot ka vendosur të shkarkojë Santiago Solarin dhe se në vend të tij është rikthyer Zinedine Zidane.

Zidane do të jetë pjesë e Realit deri në qershor të vitit 2022.

Ai ishte larguar nëntë muaj më parë, pas triumfit të Ligës së Kampionëve për herë të tretë rresht.