Republika e Kosovës zyrtarisht e ka presidentin e ri.

Vjosa Osmani është shefja e re e shtetit pas votimit në raundin e tretë në Kuvendin e Kosovës.

Në procesin e votimit morën pjesë 82 deputetë, presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani mori 71 vota, kundërkandidati i saj nuk u votua asnjëherë, ndërsa 11 vota ishin të pavlefshme, shkruan Ballkani.info.

Ajo çka ra në sy në këtë proces ishin ‘pazaret’ nga kreu i qeverisë, Albin Kurti me dy deputetët e pakicave, kalimi i një deputeteje të PDK-së (Adelina Graica) në Vetëvendosje, dhe ka raportime se një tjetër deputete e AAK-së (Albena Reshitaj), po ashtu iu është bashkangjitur Grupit Parlamentar të VV-së.

Për të gjitha këto Ballkani.info raportoi ekskluzivisht, duke filluar nga mbrëmë për deputetën e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila sipas burimeve të portalit tonë ka marrë premtime nga dyshja Osmani-Kurti se do të jetë kandidate për kryetare të Suharekës nga këto dy “fuqi” (VV-Lista “Guxo”):



Ballkani.info raportoi ekskluzivisht edhe për takimin mes Adem Hoxhës dhe Albin Kurtit, që kulmoi me votë në kuti nga deputeti goran, i cili ka pranuar publikisht se në këmbim iu është dhënë një zëvëndësministër për partinë e tij.



Madje kamerat e medieve kanë kapur edhe komunikimet pak para fillimit të sallës mes kryeministrit dhe deputetit goran, i cili është i lidhur ngusht me Listën serbe dhe Beograd./Ballkani.info/