Serbia

Zyrtarë të Qeverisë e Parlamentit serb e vazhdojnë maskarllëkun, mbështillen me flamuj si Vuçiqi në Nju Jork

Kabineti qeveritar i Serbisë të prirë nga kryeministri Milosh Vuçeviq e kanë shikuar “live” debaklin që shefi i tyre Aleksander Vuçiq e ka pësuar në Kombet e Bashkuara.

Të mbështjellë me flamuj serbë, siç ka bërë edhe Vuçiq në sallën e Kombeve të Bashkuara, qeveritarët serbë kanë përcjellë miratimin e Rezolutës që e shpall 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.