Zyrtarë të Listës Serbe në Berlin, takojnë njerëz të Merkelit dhe emisarin e Trumpit për dialogun

Zyrtarë të Listës Serbe të udhëhequr nga kryetari i partisë Goran Rakiq, kanë udhëtuar për një vizitë dy ditore kryeqytetin gjerman.

Atje do të takohen me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe gjithashtu me njerëz të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan B92.

Sipas njoftimit thuhet se në takimet me zyrtarët e lartë të shtetit gjerman do të diskutohen rrethana aktuale politike pas zgjedhjeve të reja dhe pozicioni i popullit serb në Kosovë.

Ndërsa nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic do të takohet të enjten me ambasadorin e SHBA’së në Berlin, emisarin e Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.