Zyrtare: Shtyhet ndeshja City – Real

Përballja e dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve është shtyrë.

Vendimi për të shtyrë ndeshjen që ishte paraparë të zhvillohej të martën e ardhshme, 16 mars, vjen pasi lojtarët e Real Madridit është dashur të vetëizolohen për 15 ditë, pasi u konfirmua se një basketbollist i klubit doli pozitiv me koronavirus, ka njoftuar klubi anglez.

Detajet për datën e re dhe informatat për biletat do të publikohen më vonë.

Ndeshjen e parë, në Madrid, e kishte fituar City 2 me 1.