Një marrëveshje thuajse 170 milionë euro, edhe pse Fiorentina mund të ishte shitur më shumë, të paktën sipas presidentit Diego Della Valle, duke qenë se kishte oferta të tjera.

Motivi? “Nuk zgjodha vetëm paratë që më ofronin, por sidomos projektin dhe ambicjet. Siguritë që kanë nevojë tifozët. Nuk doja ta lija klubin në duar të pasigurta!”.

Rocco B. Commisso è il nuovo proprietario del Club.
Il comunicato 🖋️ https://t.co/U7Q7mcr2DW#RoccoCommisso #ACFFiorentina #Florence #ForzaViola pic.twitter.com/kikjvQPz32

— ACF Fiorentina (@acffiorentina) June 6, 2019

Në anën tjetër, Rocco Comisso tha: “Jam një fans i futbollit italian prej kohësh dhe nuk mund ta përshkruaj më fjalë lumturinë time për të kontribuar për vendin tim dhe për një qytet si Firence, që njihet në të gjithë botën për faktin se përfaqëson ajkën e kulturës italiane. Në këto tri vite kontakte për të blerë klubin, kam krijuar në mendjen time idenë se sa e rëndësishme është skuadra vjollcë”.

Më pas, në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Comisso ka thënë: “Ndoshta tifozët e Fiorentinës nuk më kanë qejf se jam tifoz i Juventusit… Megjithatë, do të bëj gjëra të mëdha. Nuk premtoj ato që nuk arrij dot. Montella? Nuk kam qejf të shkarkoj njeri nga puna, sepse nuk është në filozofinë time, por ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje dhe të sakrifikosh dikë”.

“Nga pronarët e Serie A në SHBA, jam i vetmi i lindur në Itali. Zërat për drejtuesit e rinj nuk janë të vërteta. Hapi i parë do të jetë të takoj kryebashkiakun dhe skuadrën”.