Nga Llapi

Zyrtare: Salihu, nga Llapi te Lokomotiva e Zagrebit

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka zyrtarizuar kalimin e futbollistit, Hajdin Salihu te skuadra kroate, Lokomotiva e Zagrebit.

Siç ka njoftuar klubi nga Podujeva, bëhet e ditur se kalimi i 18-vjeçarit te Lokomotiva e Zagrebit është në formë huazimi deri në vitin 2021, por që Lokomotiva ka të drejtë blerjen e kartonit të tij.

Hajdini kishte debutuar në Superligën e Kosovës si 17-vjeçar, dhe ka zhvilluar 12 paraqitje gjatë edicionit 2019/2020.

Gjithashtu, futbollisti në fjalë ishte i ftuar edhe nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor për Kosovën U21.