Real Madridi ka konfirmuar blerjen e Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti. Sulmuesi serb ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.
“Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Luka Jovic, ende nuk janë kryer vizitat mjekësore. Lojtari do të jetë i lidhur me klubin për gjashtë sezone, deri më 30 qershor 2025”, njoftoi klubi madrilen.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 65 milionë euro, plus 5 të tjera në formën e bonuseve. Teksa sulmuesi këtë sezon arriti të shënojë 27 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën gjermane.
Kjo është blerja e dytë pë Real Madridin, pasi muaj më parë bleu Militaon për 50 milionë euro nga Porto. Ndërsa sot u raportua se edhe Ferland Mendy, i Lyon do kalojë në “Bernabeu” shumë shpejt për 55 milionë euro.







