Edhe zyrtarisht Rade Krunic është lojtar i Milanit. Ai është blerë për 8 milionë euro nga Empoli.
Milani ka njoftuar për transferimin e mesfushorit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Rade Krunic nga Empoli.
Lojtari ka arritur në Milano që një kohë të gjatë, por vetëm gjatë ditës së hëne u kompletua dokumentacioni ku tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi.
Raportohet se 25-vjeçari është blerë nga Empoli për 8 milionë euro plus bonuse.
Sezonin e kaluar, ai shënoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste në 33 paraqitje në Serie A.
Raportohet se Milani është afër transferimit të një tjetër mesfushori të Empolit, Ismael Bennacer, i cili aktualisht është pjesë e Algjerisë në Kupën e Afrikës.







