Paris Saint-Germain ka hapur dritaren e blerjeve për këtë merakto vere.
Sot, u zyrtarizua blerja e Pablo Sarabia nga Sevilla, për shifrën e 18 milionë eurove, aq sa ishte edhe klauzola e largimit të tij, edhe pse vlera e tij në treg llogaritet të jetë 40 milionë euro.
Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratë 5-vjeçare, me pagë 4 milionë euro në sezon.
Për 27-vjeçarin sezoni që kaloi ishte tejet pozitiv, pasi arriti të shënojë 23 gola dhe dha 17 asiste për shokët e skuadrës në të gjitha ndeshjet me andaluzianët.
https://twitter.com/PSG_inside/status/1145965330713346048







