Trajneri italian

Zyrtare: Prandelli trajner i Genoas

Genoa ka konfirmuar zyrtarisht se ka emëruar ish trajnerin e Kombëtares se Italisë, Cesare Prandelli për trajner të ri.

Në një deklaratë për faqen zyrtare të Genoas, klubi e ka falënderuar paraardhësin e tij Ivan Juric për dedikimin e tij pasi kroati u shkarkua për herë të tretë.

Prandellit pritet që t’i bashkohet edhe dy asistentët e tij, Grabriele Pin dhe Valter Vio dhe do të prezantohen para mediave të shtunën.

61 vjeçari, që do ta zëvendësojë Ivan Juricin, më parë kishte pasur sukses në menaxhimin e Veronas, Parmas dhe Fiorentinas, para se të emërohet trajner i Italisë dhe ta dërgonte atë në finale të Euro 2012.

Megjithatë, karriera e tij ka pasur edhe dështime, si ato në Galatasaray, Valencia dhe Al-Nasr, në të cilat nuk ishte trajner më shumë 15 muaj.