Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinoviq, ka konfirmuar se trajneri, Lubisha Tumbakoviq dhe dy lojtarë serbë të Kombëtares malazeze nuk do të paraqiten kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë.

Më herët “Vijesti” e Malit të Zi raportoi se kjo ka ardhur pas presionit të madh nga Serbia dhe tifozët serbë.

Ndeshja fillon në orën 20 e 45.