Derbi më i madh në Kosovë mes dy klubeve rivale të qytetit të Gjilanit, Dritës dhe Gjilanit, do të luhet ditën e shtunë, dhe jo në datën e përcaktuar më herët, për çështje sigurie.

Ndeshja ishte caktuar të luhej Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të dielën më 17 shkurt, por me kërkesë të Policisë së Kosovës, është vendosur që ndeshja të zhvillohet një ditë më herët, pra të shtunën.

Policia e vendit i kishte kërkuar klubeve që duelin ta zhvillojë një ditë më herët, për t’i ikur çfarëdo rreziku të sigurisë në një ditë të ngjeshur si ajo e kremtimit të Pavarësisë së vendit.

Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, është rëndë në ujdi që ndeshja të luhet të shtunën në orën 13:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Përballja në mes të dy ekipeve gjilanase ka qenë gjithmonë e zjarrtë dhe tifozët e këtyre skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat” gjithmonë krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.