Zyrtare: Në veri janë arrestuar 11 serbë, 4 boshnjakë dhe 4 shqiptarë

Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë po mbanë konferencë për media dhe po sqaron aksionin e sotëm në veri të Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë në konferencën për media se prokuroria ka dëgjuar një numër të konsiderueshëm të dëshmitarëve, dëshmitë e së cilëve i kanë kontribuuar këtij aksioni.

“Pas aktivitetit 1 vjeçar, pas mbledhjes së provave të nevojshme, prokuroria i ka parashtru kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll në lokale dhe në shtëpitë e të dyshuarve”, tha prokurori.

Ai njoftoi se në vazhdën e arrestimeve ka pasur eprorë dhe zyrtarë të policisë së Kosovës, të nacionalitetit shqiptar, serb dhe boshnjak.

Deri tani u bë e ditur nga Prokuroria Speciale se të arrestuar janë 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë aksionit policor, janë konfiskuar armë dhe një sasi e parave. E për zyrtarët policor që janë arrestuar nën dyshimet për shkelje të ligjit, thuhet se janë suspenduar nga detyra.

Lexoni edhe: Qalaj dhe Hoxha japin detaje për aksionin në veri: 5 policë janë lënduar, njëri me armë zjarri