ZYRTARE: Napoli finalizon përforcimin nga Interi

Napoli ka njoftuar blerjen e Matteo Politano nga Interi në formë huazimi, me obligim blerje në fund të sezonit.

I rritur në ekipin e të rinjve të Romës ai bëri debutimin e tij profesional me Perugia në Lega Pro para se të transferohej në Pescara në Serie B.

Debutimi i tij në Serie A zhvillohet në sezonin 2015/16 me fanellën e Sassuolo. Në Emilia ai luan tre sezone – duke bërë 110 paraqitje në mes të ligës dhe kupave. Pastaj kalimi në Inter nga 2018 deri në janar 2020, përcjell lajmi.net.

Politano gjithashtu bëri 3 paraqitje për Kombëtaren italiane dhe shënoi një gol.