Zyrtare: Milani transferon Kjaerin

Milani zyrtarisht ka transferuar nga Sevilla mbrojtësin Simon Kjaer në formë huazimi me opsionin për blerje, pas dështimit që pati te Atalanta.

Mbrojtësi kishte kaluar te Atalanta në fillim të shtatorit me opsion për blerje në fund të sezonit, por dështoi duke u paraqitur vetëm gjashtë herë për klubin italian.

Këtë mëngjes, Sevilla ka konfirmuar se 30-vjeçari i ka dhënë fund huazimit tek Atalanta për t’iu bashkuar Milanit.

Ai ka kryer testet mjekësore te klubi i ri gjatë fundjavës.