Zyrtare: Mbrojtësi i Kosovës, Jetmir Krasniqi kalon te Schaffhausen

Jetmir Krasniqi ka nënshkruar kontratën me klubin e Schaffhausen deri në dhjetor të këtij viti me mundësi rinovimi.

Krasniqi që e ka një paraqitje me Kosovës ndaj Shqipërisë në maj të vitit të shkuar, edicionin e fundit ishte pjesë e klubit rumun Voluntari.

“Pavarësisht se është vetëm 24 vjeç, lojtari i ri i FC Schaffhausen, Jetmir Krasniqi ka mjaftë përvojë dhe mund të luajë në mbrojtje dhe në mesfushë”.

“I lindur në Kosovë në 1 janar 1995, djaloshi me rrënjë kosovare e ka filluar futbollin në Stade Nyonnais përpara se Krasniqi të bënte kërcimin në sezonin 2014/15 në ekipin e Lausanne-Sport”.

“Ai ka luajtur edhe te FC Chiasso 1905 për t’u bashkuar në janar të vitit 2018 me Lugano FC në SuperLigën e Zvicrës. Ai luajti gjithsej 75 ndeshje në Challenge League dhe 8 në Superligë . Kohët e fundit, Krasniqi ishte huazua në elitën e futbollit rumun te FC Voluntari, për tu bashkuar pastaj me FC Schaffhausen”.

“Kontrata e tij zgjat deri më 31 dhjetor 2019 me mundësinë e rinovimit”, thuhet në njoftimin e klubit.

loading…