Marsel Ismajlgeci

Zyrtare: Marsel Ismajlgeci rikthehet te Ballkani, nënshkruan kontratë afatgjate

Marsel Ismajlgeci është rikthyer te Ballkani, ku tani ka nënshkruar një kontratë afatgjate.

Mbrojtësi sezonin e kaluar ishte i huazuar te suharekasit nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar.

Ai u rikthyer te klubi boshnjak, por tani Ballkani e ka marrë atë duke nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në qershor të vitit 2027.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Ne jemi gati, po ju…

Tifozë të dashur, pas një viti si i huazuar te ne, kemi kënaqësinë të ju bëjmë me dije se Marsel Ismajlgeci, tashmë do të jetë futbollist i FC Ballkanit.

Klubi ka nënshkruar kontratë me lojtarin deri në vitin 2027.

Ashtu siç i kemi arritur sukseset gjatë edicionit që kemi lënë pas, bashkë do i ndjekim edhe objektivat në vazhdim. Na priftë e mbara.