Zyrtare: Marcelo nënshkruan për kampionët e Greqisë

Marcelo është bërë me skuadër të re pas largimit nga Real Madridi.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka vendosur ta vazhdoj karrierën e tij në Greqi, ku ka nënshkruar për gjigantin grek Olympiacos.

34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Olympiacosin me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Një legjendë e vërtetë e futbollit i bashkohet Olympiacosit”, ka shkruar në faqen zyrtare klubi grek.

Braziliani qëndroi për 15 vite te Real Madridi nga viti 2007 deri më 2022 duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klubin spanjoll.

Me Olympiacosin ai do të luaj për herë të parë edhe në garën e dytë më të madhe evropiane Ligën e Evropës.

Kampionët e Greqisë këtë këtë sezon luajnë në grupet e Ligës së Evropës,  teksa janë shortuar në një grup me Freiburg, Nantes dhe Qarabag. /Telegrafi/