Zyrtare: Lazaro, lojtar i ri i Interit

Interi ka zyrtarizuar transferimin e anësorit austriak, Valentino Lazaro, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Lazaro ka kompletuar sot (e hënë) gjatë ditës transferimin e tij nga Hertha e Berlinit te Interi.

Pas zyrtarizimit të Diego Godinit, është vet klubi italian që ka konfirmuar edhe kompletimin e transferimit të anësorit të gjithanshëm të krahut të djathtë.

“Valentino Lazaro tani zyrtarisht është një lojtar i Interit”.

“Austriaku bashkohet me Nerazzurët nga Hertha Berlin, duke nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura, por thuhet se 23-vjeçari i ka kushtuar Interit rreth 22 milionë euro.