Shtabi i ri
Zyrtare: Ky është pasuesi i Bylbyl Sokolit te Flamurtari, ndihmës i tij emërohet Arsim Plepolli
Ditët e fundit skuadra prishtinase Flamurtari ka qenë ‘hit’ në media, raporton Zëri.info.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, u largua nga klubi “kuqezi” vetëm disa ditë pasi u emërua trajner i ekipit, siç u tha për mos-përputhje të ideve.
Flamurtari tashmë edhe zyrtarisht ka vendosur për pasuesin e Sokolit i cili do të jetë Sunaj Keçi.
Ky trajner edhe në vjeshtë me sukses e drejtoi Flamurtarin ndërkohë që ka punuar edhe ndihmës për një kohë të gjatë në këtë ekip.
“Sunaj Keçi do të jetë trajner i Flamurtarit deri në përfundim të edicionit. Nuk do të shikojmë për ndonjë trajner tjetër”, ka deklaruar në një prononcim për Zëri.info, kryearti i Flamurtarit, Imer Ademi.
Ai ndër të tjera e zbulon edhe ndihmësin e Keçit e që është një emër shumë i njohur i futbollit kosovar.
“Ndihmës i Sunaj Keçit do të jetë Arsim Plepolli”, përfundoi Imer Ademi.