ZYRTARE: Ky është kundërshtari i ardhshëm i Florian Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring me 20 nëntor.Florian Marku ka konfirmuar në rrjetin e tij social, Facebook para disa javësh se do të ngjitet sërish në ring me 20 nëntor.

Meçi i tij i radhës do të zhvillohet në Londër dhe do të transmetohet nga Sky Sports.

E sonte, është njoftuar edhe kundërshtari i ri i tij.

Marku me 20 nëntor do të përballet me Jorick Luisetto. Ai ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.