FFK

Zyrtare: Kosovës i shtohet edhe një klub i ri i futbollit, fillon garat nga edicioni i ardhshëm

Futbollit të Kosovës i është shtuar edhe një klub i ri i futbollit i quajtur ‘KF Podujeva’ që nga sezoni i ardhshëm do t’i futet garave të futbollit kosovar.

KF Podujeva do t’i fillojë garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës që nga sezoni i ardhshëm, në Ligën e Tretë.

Ky lajm është bërë i ditur nga klubi llapjan përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’. KF Podujeva gjithashtu ka njoftuar se tashmë është filluar me regjistrimin e lojtarëve.

Postimi nga KF Podujeva (pa ndërhyrje):

“Klubi i Futbollit Podujeva hap mundësin e radhës për të gjith talentet , dhe ata që
deshirojnë ta ken edhe një rast në lojën më të bukur Futbollin.

Kf. Podujeva do të hyjmë në gara të Federatës së Futbollit te Kosovës në Kampionatin e ri,
pjesmarrës do të jemi me ekipen e parë (Seniorët) dhe Juniorët U-19.

Te drejt loje per Junior U-19 te lindurit ne vitet (2002-2003), kurse per ekipen e parë senior.

Për qdo lojtar do të bëhen testime profesionale dhe përzgjedhja do të jet shum e sinqert nga trajner profsional , nga një numer i madh i trajnerëve njohës të futbollit.

Për regjistrim të lojtareve ju klikoni ne Linkun më posht dhe plotesoni formularin me te dhenat e juaja..

Ju lutem të jeni të sinqert ne te dhënat e juaja

Per qdo info me shum nr tel:

044/ 049 419 636 Blerim Emini”.