ZYRTARE: Juventus-Inter, mësohet dita kur luhet ndeshja

Edhe zyrtarisht, derbi mes Juventusit e Interit është vendosur të luhet të dielën.

Jo në maj siç ishte paraparë, por këtë të diele, me 8 mars do të luhet ndeshja e anuluar javën e kaluar për shkak të koronavirusit, mes Juventusit dhe Interit.

Në Itali tashmë, për shkak të paniku nga koronavirusi, të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë deri të paktën në fillim të muajit prill.

Raportohet se këtë javë s’do të luhen ndeshjet e xhiros së ardhshme, por gjitha ato që janë shtyrë javën e kaluar, edhe ajo mes Milanit dhe Genoas.

Java 26

E diele 8 Mars

Parma-SPAL (12.30 GMT)

Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona (15.00 GMT)

Udinese-Fiorentina (18.00 GMT)

Juventus-Inter (20.45 GMT)

E hëne 9 Mars

Sassuolo-Brescia (18.30 GMT)