Zyrtare: Jo vetëm një, por dy komisione hetimore parlamentare për energjinë

Në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Kojufca është marrë një vendim lidhur me hetimet për energjinë.

Kjo është bërë e ditur nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjkufca.

Kërçeli tha se është vendosur që të krijohen dy komisione hetimore edhe ai i propozuar nga opozita, por edhe nga komisioni i pavarur nga mashoranca.

“Pas thirrjes së kryeparlamentarit të shefave të grupeve parlamentare për konsultime lidhje me formimin e komisionit hetimor për energjinë, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore edhe ai i propozuar nga opozita por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca. “,theksoi ai.

Ndërsa seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë dy herë radhazi sot pritet të vazhdojë në ora 15:00.

Pas kërkesave të shumta për thuajse dy muaj radhazi nga opozita për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për energjinë elektrike në Kosovë, më në fund duket se mazhoranca dhe opozita janë pajtuar lidhur me këtë çështje.

Në dy seancat e fundit parlamentare, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar zhvillimin e tyre, duke theksuar se fillimisht duhet të lejohet formimi i këtij komisioni, e më pas të vazhdohet me çështjet e tjera në vend.

Kësisoj kryeparlamntari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi takim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për të dyja palët.

Nga opozita kërkuan vazhdimisht këtë komision, por nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohej hetimi për gjithë energjinë elektrike në vend dhe zhvillimet në kuadër të saj përgjatë gjithë viteve nga paslufta.

Kësisoj deputetët duket se tashmë do të bien dakord që të ketë dy komisione hetimore parlamentare, lidhur me hetimet e energjisë dhe rritjes së çmimeve.

Në seancën e sotme pati zhurma të shumta, ku ndër të tjerash opozita duke kundërshtuar kalimin në pikën e tretë të seancës për votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kovës, rrëzuan edhe kutinë ku mblidheshin votat.