Zyrtare: Jetmir Topalli transferohet te Manisa

Ish-futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.

Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.

Topalli karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.

25-vjeçari është prezantuar tanimë nga Manisa, por që nuk janë dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.