Zyrtare: Ish-trajneri i shumë skuadrave bëhet drejtor te FC Ferizaj

Agron Selmani edhe zyrtarisht është bërë drejtor i klubit në FC Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kosovar përmes rrjetit social ‘Facebook’

“Bordi i klubit të futbollit Ferizaj në mbledhjen e mbajtur me datën 5 qershor ka vendosur që të përzgjedhë Agron Selmanin drejtor sportiv”, shkruhet në njoftimin e skuadrës ferizajase.

Selmani dikur ka qenë trajner i shumë skuadrave, përfshi: Vitinë, Vllazninë e Pozheranit dhe Flamurtarin.

Kujtojmë që Ferizaj para disa dite si kryetar të klubit ka emëruar Lulzim Abazin.