Zyrtare: Ilir Mustafa bashkohet me Dukagjinin

Ilir Mustafa është përforcimi i radhës i Dukagjinit në garën që e pret në elitën e futbollit kosovar.

Futbollisti i talentuar prizrenas, i cili luan ne pozitën e mesfushorit, bëhet pjesë e skuadrës nga Klina, që ka pritshmëri të mëdha për aventurën në Superligë.

Mustafa gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit, ku zhvilloj 30 ndeshje të plota 33 xhiro gjithsej.

Aty edhe u zhvillua si futbollist. Iliri ishte edhe me grupmoshat U-19 të Kosovës në disa ndeshje me trajnerin Ramiz Krasniqi.