Bayerni ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi gjerman Mats Hummels do t’i bashkohet rivalit të tyre në Bundesligë, Borussia Dortmundit.

Qendërmbrojtësi e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në këto dy klube, duke u rritur në akademinë e Bayernit para se t’i bashkohej Dortmundit në vitin 2009.

Ai i bëri 225 paraqitje në ligën gjermane me Dortmundin, ndërsa në vitin 2016 vendosi të kthehej në “Allianz Arena”, ku kishte luajtur në fëmijëri.

Official: Mats Hummels is set to join Borussia Dortmund. pic.twitter.com/FgV4Bjopfl

— FC Bayern (@FCBayernEN) June 19, 2019

Pas tre sezoneve me kampionin aktual të Gjermanisë, ai do të kthehet edhe një herë tjetër në “Westfalenstadion”.

Me këto dy klube, Hummels e ka fituar plot pesë herë titullin e kampionit të Bundesligës – tri herë me Bayernin, ndërsa dy herë të tjera me Dortmundin.

👏 @matshummels pic.twitter.com/psPekbcSNz

— Borussia Dortmund (@BVB) June 19, 2019

Besohet se ai është transferuar në Dortmund për një shumë që mund ta arrijë vlerën prej 33 milionë funteve.