Zyrtare: Hazardi bashkohet me Real Madridin

Real Madridi ka konfirmuar transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea.

Belgu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Realin.

“Real Madridi dhe Chelsea janë pajtuar për transferimin e Hazardit. Ai do të jetë pjesë e Realit në pesë vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në konfirmim.

Si lojtar i ri i Realit, Hazardi do të prezantohet më 13 qershor.