Lista Vjosa në qeverinë e re të Kosovës do t’i ketë tri pozita të lartë. Haxhi Avdyli, deputet i Listës Vjosa ka thënë se ata do ta kenë një zëvendëskryeministër, ministrin e Bujqësisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, shkruan Ballkani.info.

Ministre e Punëve të Jashtme dhe zv/kryeministre do të jetë Donika Gërvalla, kurse ministër i Bujqësisë, Faton Peci. /Ballkani.info/