Edhe zyrtarisht, Dardan Berisha është basketbollist i Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur KB Peja përmes një njoftimi në Facebook ku shkruan: “Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës”.

Klubi bën të ditur se Berisha “ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonin 20/21”.

Ndër të tjera, Klubi ka njoftuar se “debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezantohet para publikut”.

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.415798211843629/2699836636773097/?type=3&theater