Zyrtare: Cuisance transferohet në Bayern Munich

Michael Cuisance edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munich

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Borussia Mönchengladbach në faqen zyrtare, teksa ka konfirmuar se 20-vjeçari ka kryer testet mjekësore të premten.

“Pas dy sezoneve me Borussia, Michael Cuisance do të largohet për të kaluar te FC Bayern München me efekt të menjëhershëm. Mesfushori 20-vjeçar ka kryer testet mjekësore të premten (16.08.19), derisa klubet kanë arritur marrëveshje të shtunën”, shkruhet në njoftimin e Mönchengladbachut.

20-vjeçari ka bërë 35 paraqitje në Bundesliga për dy sezone te Borussia Monchengladbach, ka dhuruar 3 asiste.

loading…