ZYRTARE: “Bisha” i lindur në Marseille, prezantohet te klubi i Superligës kosovare

Mbrojtësi francez, Destin Prince-Loïc Mambouana, do të jetë pjesë e Superligës që nga edicioni i ardhshëm.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin e Arbërisë dhe është prezantuar te kjo skuadër.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!

Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës.

Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojn më të miren deri në arritjen e objektivave”, njofton klubi.