Zyrtare: Bayerni huazon Perisicin

Pas katër viteve me Interin, Ivan Perisic rikthehet në Bundesliga duke iu bashkuar kampionëve në fuqi, Bayernit.

Bavarezët e kanë huauzar për një sezon 30 vjeçarin, me opsionin për ta transferuar përfundimisht sezonin e ardhshëm në “Allianz Arena”.

Perisic kaloi te Interi në verën e vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka qenë startues i rregullt te gjigandi italian, teksa edicionin që e lamë pas realizoi 8 gola në Serie A.

Ish lojtari i Borussia Dortmundit dhe Wolfsburgut do të garojë për një vend në formacionin titullar me Serge Gnabryn dhe Kingsley Coman, ndërsa pritet të ftohet për ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Hertha Berlinit, të premten.

loading…