Zyrtare: Ballkani e shkarkon Ismet Munishin

Edhe zyrtarisht, Ismet Munishi më nuk është trajner i FC Ballkani.

Ballkani e ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi, pas rezultateve të dobëta para pushimit dimëror në Superligë.

Ballkani i humbi tri prej pesë ndeshjeve të fundit para përfundimit të pjesës së parë të sezonit, duke bërë hap të madh prapa në garën për titull.

Tri disfata kundër tre rivalëve të drejtpërdrejt për titull, kundër Dritës dhe pastaj kundër Prishtinës dhe ndaj Gjilanit radhazi para se Superliga të shkonte në pushim dimëror, e kanë shtyrë klubin nga Suhareka t’i ndajë rrugët me Munishin.

Ballkani falenderon trajnerin për gjithçka që kauan së bashku dhe i uron suksese në të ardhmen.

Postimi i FC Ballkani në Facebook:

Klubi ka vendosur të nderpres bashkëpunimin me trainerin Ismet Munishi pas nje vitë e gjysëm ta kaluar s’bashku ne sfidat e shumta sportive. Klubi e falenderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe pune profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit ne nivel edhe me të lartë siç Ishte me parë. Faleminderit i dashur trainer , shume suksese në karrieren tuaj