Zyrtare: Arteta braktis detyrën te Manchester City, bëhet trajner i Arsenalit

Arsenali e shkarkoi Unai Emeryn nga detyra e trajnerit muajin e kaluar, teksa pas tre javëve është zyrtarizuar pasuesi i tij, ish futbollisti i “The Gunners”, Mikel Arteta.

Arteta do të synojë të këndellë Arsenalin teksa ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë me klubin londinez, shkruan Ballkani.info.

Spanjolli kaloi tre vite e gjysmë si ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City, teksa kampionët në fuqi të Anglisë dëshironin ta mbanin në detyrë Artetan.

“Ky është një nder i madh. Arsenali është një prej klubeve më të mëdha në botë. Ne duhet te synojmë trofetë, dhe kjo u bë shumë e qartë në diskutimet tona me Stan dhe Josh Kroenke dhe të gjithë drejtuesit tjerë të klubit. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka shumë punë përpara për t’u arritur diçka e tillë, por unë kam besim se do ia dalim”, deklaroi Arteta.

Mikel Arteta do të debutojë në drejtimin e Arsenalit pas ndeshjes me Evertonin në këtë fundjavë.