ZYRTARE: Alban Hyseni kandidat i VV-së për kryetar të Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur Alban Hysenin kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit.

Dega e kësaj lëvizje në Gjilan ka njoftuar nëpërmjet Facebookut se Hyseni ka marrë besimin e partisë për të garuar për të parin e komunës në zgjedhjet e tetorit.

“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni”, thuhet në njoftim.

“Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë”, theksohet tutje.