Që nga e hëna Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Pas bastisjeve në shtëpitë e Blerim Shalës, Bashkim Smakajt dhe Artan Behramit, Specialja një gjë të tillë është duke e bërë edhe në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Zeri.info ka drejtuar pyetje te Zyra e Prokurorit të Specializuar se përse po kryhen bastisjet në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi, por të njëjtët nuk kanë dhënë ndonjë sqarim të duhur, përveçse është “operacion i vazhdueshëm”.
“ZPS-ja është duke kryer operacione të vazhdueshme në Kosovë të mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së dërguar për Zeri.info.
Specialja bastisjet ndaj ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi i kishte filluar në muajin shkurt të këtij viti, përkatësisht më 22 shkurt kishte bastisur shtëpinë e Adil Behramajt.







