Qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, duke thënë se, sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.

Ja postimi i plotë:
Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.
Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.

Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.
Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë.