Jetlir Zyberaj, kandidati për deputet i AKR’së në listën e LDK’së, ka kërkuar që të rinumërohen votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Zyberaj në emisionin “DPT te Fidani” tha se rinumërimi i votave do të nxirrte në shesh secilën skenë të organizuar për manipulimin e votave.
“Një rinumërim i votave nga KQZ-ja do të nxirrte në shesh secilën skenë të organizuar të manipulimit e votave. Ky fenomen po përsëritet prej vitit 2014 e këndej”, tha Zyberaj.






