Zyberaj: Nuk ekziston as edhe një mundësi që Tomor Morina të ekstradohet në Serbi

Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, sërish ka shkuar për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina i cili ditë më parë u ndalua në Maqedoni për shkak të një fletëarresti të Serbisë.

“Vetëm të jemi të sqaruar: Nuk ekziston as edhe një mundësi që ish luftëtari i lirisë Tomor Morina të ekstradohet në Serbi*”, ka shkruar ai.

Sipas tij, MPJ është duke punuar ngushtë me autoritetet në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe institucionale që procedurat të kryhen sa më shpejtë dhe Tomori ti kthehet familjes së tij.

Të kujtojmë që sot Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për esktradimin e Morinës. /Ballkani.info/

loading…