Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme,  për InDoks ka thënë se shteti i Iranit ka interes që të dërgoj njerëz në Kosovë.

Zyberaj  është shprehur se Kosova nuk ka asnjë rrethanë miqësore me Iranin.

“Realisht mund të them që kërkesat ose interesimi ka qenë i tërthortë i qytetarëve të Iranit për të ardhur në Kosovë qytetarët e këtij shteti përderisa gjindemi në këtë fazë po edhe ne këto raporte nuk shohim Kosovën si vend miqësor, nuk trajohet qytetarët e këtij shteti sit ë mirëseardhur në vendin tonë, për shumë shumë arsye për shkak të armiqësisë që ky shtet e tregon me Kosovën, format të tjera ilegale ka mundur të ndodhë që në vazhdimësi janë në llupën e autoriteve shtetërore”, ka thënë Zyberaj.

Tensionet irano-amerikane u përshkallëzuan edhe më shumë pasi Qasem Soleimani u vra nga ShBA-ja në Bagdad dhe Irani shënjestroi objektivat e ShBA-së në Irak. Soleimani, komandanti i Forcave Jerusalemi të Gardës Revolucionare, ishte shtylla kurrizore e politikës rajonale të Iranit vitet e fundit. Soleimani doli në plan të parë si figura kryesore në operacionet e jashtme të Iranit pas fillimit të kryengritjeve arabe. Ai luajti një rol aktiv në Liban, Siri, Irak dhe Jemen, ndërsa ishte organizatori i militantëve shiitë në rajon. Për më tepër, Soleimani vendosi autoritet mbi milicët nga Libani në Jemen dhe fitoi popullaritet më të madh në politikën e brendshme iraniane sesa udhëheqësi shpirtëror Hamenei dhe Presidenti Hasan Ruhani. Duke pasur parasysh rolet dhe përgjegjësitë e Soleimanit, vdekja e tij mund të çojë në një proces që do të trondiste thellë Iranin.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore.