Zyberaj ka një kërkesë për KQZ-në dhe PZAP, ja për çfarë i “akuzon” komisionerët

Kandidati i AKR-së në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka kërkuar nga KQZ-ja dhe PZAP të jenë vigjilentë në trajtimin e ankesave për vjedhjen e votave të kandidatëve brenda listave.

Zyberaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “komisionerët kanë harruar që vjedhja ose tjetërsimi i vullnetit të njerëzve i shprehur me votë, përbën vepër penale të dënueshme me burg, për të gjithë ata që kanë nënshkruar procesverbalin në fund”.

Postimi i plotë:

KQZ dhe PZAP duhet të jenë vigjilentë në trajtimin e ankesave për vjedhjen e votave të kandidatëve brenda listave. Sigurisht komisionerët kanë harruar që vjedhja ose tjetërsimi i vullnetit të njerëzve i shprehur me votë, përbën vepër penale të dënueshme me burg, për të gjithë ata që kanë nënshkruar procesverbalin në fund.