Zyberaj: Marrëveshja me LDK-në nuk do thotë shkrirje, AKR do t’i ketë 10 kandidatë në listë, një prej tyre dhe unë

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar prezencën e AKR-së në listën zgjedhore të LDK-së.

“Ka pasur një marrëveshje mes dy subjekteve, por që forma e kësaj marrëveshje nuk do të thotë shkrirje në LDK. Marrëveshja në parim është arritur mes kreut të AKR-së, Pacolli dhe liderit të LDK-së, Mustafa, subjekti ynë do kandidojë me rreth 10 deputetë, por për gjithçka zyrtare duhet të pritet për prezantimin e plotë të marrëveshjës së arritur”, tha Zyberaj në RTK, transmeton Ballkani.info

Ai tha se beson se do të jetë pjesë e kësaj liste si kandidatë për deputet, por që ky vendim do të vuloset në kryesinë e AKR-së./Ballkani.info/