Zyba flet për incidentin në mes të deputetëve Sveçla dhe Krasniqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Salih Zyba, ka folur në T7 për rrahjen në mes të Frashër Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës. Ai fillimisht nuk e ka quajtur rrahje, por vetëm një incident të cilin, sipas tij, e ka provokuar deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi
Zyba ka deklaruar se veprimi i Krasniqit tregon se PSK është parti minore, e cila me veprime të tilla po tenton që të mbesë në sipërfaqe.

Ai tha se menjëherë pas incidentit ka folur me kolegun e tij partiak, Xhelal Sveçlën, i cili sipas tij nuk e ka quajtur sulm fizik, por vetëm një incident verbal në mes tij e Frashërit, i nisur për arsye tepër banale nga Krasniqi i PSD’së