Euro 2024

Zvicra spektakolare, Italia zhgënjen dhe eliminohet nga Evropiani

Zvicra ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi e ka eliminuar Italinë duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Freuler e vargas kanë shënuar për helvetikët të cilët kanë qenë shumë më të mirë se italianët dhe tash e presin në çerekfinale fituesin e ndeshjes Angli – Sllovaki.

Italia vërtet ka dëshpëruar këtë herë dhe në asnjë ndeshje nuk ka shfaqur lojë të mirë duke zhgënjyer plotësisht adhuruesit e saj. /Ballkani.info