Miqësore pa gola

Zvicra luan baras me Danimarkën, Xhaka i plotë, Shaqiri zëvendësues, Bislimi asnjë minutë

Danimarka dhe Zvicra kanë luajtur baras në një miqësore të zhvilluar sonte në Kopenhagë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Parken” përfundoi baras dhe pa gola.

Granit Xhaka ishte titullar te “Helvetikët” dhe luajti për 90 minuta, kurse Xherdan Shaqiri hyri si zëvendësues në minutën e 76-të.

Minuta nuk pati për shqiptarin tjetër, Uran Bislimi.

Kombëtarja e Zvicrës pas tre ditësh do të zhvillojë miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, ndaj Irlandës.

Ndërsa, Danimarka do të takohet me Ishujt Faroe.